Lufta kundër korrupsionit | Nis me punë përbërja e re e Komisionit Antikorrupsion

Nisi me punë përbërja e re e Komisionit Antikoorupsion. Anëtarët e rinj dhanë deklaratë solemne para Kryeparlamentarit Jovan Mitreski me çka edhe zyrtarisht filloi mandati I tyre 5-vjeçar.

Në krye të Komisionit do të jetë Tatjana Dimitrovska, e cila paralajmëroi se me qëllim që të rritet besimi I qytetarëve ndaj këtij komisioni, do ta hetojnë dhe zbardhin korrupsionin në vend.

“Do të punojmë në mënyrë të pavarur dhe objective dhe nuk do të lejojmë presione apo ndikime. Për ne me rëndësi të vecantë është që cdo nismë ose procedurë e inicuar të përfundojë me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, që do të thotë se do të përpiqemi ta intensifikojmë bashkëpunimin me qëllim të vetëm ta parandalojmë korrupsionin”, theksoi Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së.

Në përbërjen e re të Komisionit Antikorrupsion hyjnë edhe Sofija Spasova Medarska – Gjykatëse në Gjykatën Themelore, dy ish-Këshilltarët në këtë komision, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, revizorët Zoran Bogoveski, Cveta Ristovka dhe Servet Demiri.

Përbërja e mëparshme gjatë mandatit hapi 2.900 lëndë prej të cilëve 56 ishin nisma për ndjekje penale të funksionarëve dhe persona në shërbim të shtetit, por për asnjë nuk u hapën lëndë nga Prokuroria./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share