KSHPK: Punsimet në qeveri – procedurë kundër Rashkovskit dhe Zeqirit

“PËR DY VITE JANË PAGUAR 2.5 MILIONË EURO HONORARË”

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit do të ngritë në Prokurorinë Themelore Publike iniciativë për inicimin e procedurës për ndjekje penale kundër ish sekretarëve gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zeqiri, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, gjatë lidhjes së marrëveshjeve autoriale nga ana e Sekretariatit Gjeneral me persona nga jashtë. Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska tha, Sekretariati Gjeneral ka angazhuar numër më të madh të personave fizik jashtë radhës së të punësuarve, me çka janë paguar honorarë, të cilat vetëm për një muaj kanë arritur vlerën e mbi 37 mijë euro, përkatësisht mbi një milionë euro për dy vite, konkretisht për vitet 2019 dhe 2020.

Sipas përgjigjes nga Sekretariati Gjeneral, më 31.10.2021, 253 persona kanë qenë të punësuar në marrëdhënie të rregullt pune, përmes agjencisë autoriale në atë moment kanë qenë 54, 18 punonjës ishin transferuar përmes një agjencie private dhe 8 persona ishin punësuar me kontratë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në bazë të të dhënave të disponueshme, KSHPK ka njohuri se në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2021 në bazë të këtyre marrëveshjeve autoriale nga ana e Sekretariatit Gjeneral janë paguar më së paku 153 milionë e 244mijë e 219 denarë. Në vitin 2017 janë paguar 15 milionë denarë, në vitin 2018 44 milionë denarë, në vitin 2019 35,500 milionë dënarë, në 2020 33,500 milionë denarë dhe në 2021- 24 milionë denarë”. – deklaroi Ivanovska.

Nga antikorrupsioni tha se, dominon përfaqësimi i angazhimit për periudhë më të gjatë, për çka janë realizuar më shumë pagesa.

“Në çdonjërën nga periudhat e theksuara të personave të angazhuar nga ana e Sekretariatit Gjeneral në bazë të marrëveshjeve autoriale, i kanë paraprirë lidhje e marrëveshjeve me agjencinë autoriale me procedurë të zbatuar. Në nëntë procedurat e zbatuara për furnizim publike të shërbimeve nga agjencia autoriale nga viti 2017 deri në 2020 janë lidhur nëntë marrëveshje me agjencinë e njëjtë për pronësi intelektuale, e cila në të gjitha procedurat ka ofruara çmim të njëjtë të provizionit” – tha Biljana Ivanovska, antikorrupsioni.

Ivanovska shtoi se, procedurat për punësim në sektorin publik nuk janë tërësisht transparente, veçanërisht jo në lidhje me kriteret vendimtare për zgjedhjen, as nuk sigurohet pasqyrë e palëve të prekura në gjithë procedurën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share