LSDM: Mickoski cënon gjuhën maqedonase

“POHIME TË TURPSHME SE ËSHTË KODIFIKUAR MË 1977”

Hristijan Mickoski shkon nëpër televizionet e huaja duke cënuar gjuhën maqedone me pohime të turpshme se kjo gjuhë është kodifikuar në vitin 1977 – akuzojnë socialdemokratët duke publikuar edhe një video nga paraqitja e liderit të VMRO-DPMNE-së në një television serb.

LSDM-ja shtron pyetjen nëse kjo ka të bëjë me mos njohuri apo tentativë e qëllimshme që të cënohet gjuha maqedonase. Presin përgjigje nga Mickoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tashmë bëhet e qartë përse VMRO-DPMNE-ja gjatë sundimit 11-vjecar nuk e hapën gojën për gjuhën maqedone, përse me qëllim lejuan shkatërimin e shumë lektorateve për gjuhën maqedone gjithandej Evropës”deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

Socialdemokratët kanë rikujtuar se kodifikimi I gjuhës maqedone lidhet me Vendimin e ASNOM-it më 2 Gusht 1944, ku gjuha maqedone bëhet zyrtare, me Vendimin e Prezidiumit të ASNOM-it më 5 Maj 1945 për alfabetin maqedonas dhe së fundi me miratimin zyrtar të drejtshkrimit maqedonas më 7 Qershor 1945. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share