Luana Vjollca sjell ekskluzivisht në “Zemër Luana” blogeren e famshme italiane Fabiola Baglier

Mbrëmja e sotme në spektaklin “Zemër Luana” në Tv Klan në moderim dhe autorësi të Luana Vjollcës, ka qenë mjaft speciale.

Rikujtojmë se sonte ështe episodi i fundit për këtë sezon. Dhe nuk kishte si të mos mbyllej pa të ftuar ndërkombëtar, për të cilët Luana është kujdesur që t’i ketë që në fillimet e sezonit të “Zemër Luana”.

E ftuara ndërkombëtare e episodit final ka qenë Fabiola Baglier, blogerja e famshme italiane, e cila numëron rreth 13 milionë ndjekës në Tik Tok dhe videot e saj numërojnë miliona shikime dhe pëlqime.

Edhe në Shqipëri, Fabiola gjithashtu është një emër mjaft i njohur. Në këtë episod, Luana së bashku me Fabiolën kanë dalë në rruget e kryeqytetit duke përgatitur disa rrengje për njerëzit.

Ka qenë Fabiola ajo që ka marrë njerëzit nga rruga duke i futur në makinë, ku brenda i priste Luana duke dëgjuar komentet e njerëzve për të. Të dyja vajzat ishin mjaft sportive dhe kanë realizuar një video, ku e shohim për herë të parë të ndodhë në të tilla përmasa në formatet televizive shqiptare.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share