LSDM: Nuk do të këtë rikonstruim të qeverisë

“VMRO-DPMNE PËRPIQET TA DEFOKUSOJË OPINIONIN”

LSDM-ja ka përgënjeshtruar shkrimet në disa media se përgatitet rikonstruim I Qeverisë. Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se cështja e rikonstruimit nuk është biseduar as në udhëheqësi e as në organet më të larta partiake. Pretendimet për ndryshimin e ministrave nga radhët e LSDM-së, sipas socialdemokratëve, paraqesin manipulime të qëllimta që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja për të defokusuar opinionin nga problemet e brendshme partiake dhe skandalin e madh me tenderin prej 136 milionë euro në Qytetin e Shkupit.

“Ndryshimi i vetëm që do të pasojë në përbërjen e Qeverisë është Ministri i ri për Vetëqeverisje Lokale i cili duhet të vijë në vend të Goran Milevskit që u tërhoq nga funksioni. Qeveria që udhëhiqet nga LSDM-ja mbetet e fokusuar në menaxhimin e me krizën ekonomike dhe energjetike si dhe në krijimin e pakos së re të masave për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë” – thonë nga LSDM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe kohëve të fundit, sic percjell KlanM, nëpër media është përmendur rikonstruimi I Qeverisë, kurse janë implikuar emrat e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit I cili sipas shkrimeve duhet të zëvendësohet nga Mile Zeçeviqi, atij për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski që duhet të pasohet nga ish-Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, kurse është përmendur edhe Ministri I Shëndetësisë, Bekim Sali.

Kryeministri Kovaçevski gjatë ditës së djeshme, përkundër “çarjeve” në BDI, tha se shumica parlamentare është stabile dhe se nuk ka nevojë për rikonstruim të qeverisë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share