Qyteti i Shkupit: Uji të shfrytëzohet në mënyrë racionale!

DENONCONI KYÇJET E EGRA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Vala e të nxehtit ekstrem ka ndikuar që dukshëm të rritet konsumimi I ujit për pije, njofton KlanM.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, thotë se në bazë të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike ku paralajmërohen temperatura të larta mbi 40 gradë Celsius, bëjnë thirrje që qytetarët e Shkupit në mënyrë racionale ta shfrytëzojnë ujin.

“Në veçanti bëjmë thirrje që të shmanget harxhimi i panevojshëm i ujit për ujitjen e sipërfaqeve, kopshteve dhe arave, për larhen e makinave, për mbushjen e pishinave por edhe për parandalimin e keqpërdorimit përmes kyçjeve të egra” – thonë nga “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.

Nga kjo Ndërmarrje Publike, sic njofton KlanM, bëjnë thirrje që nëse qytetarët vërrejnë kycje të jashtëligjshme në sistemin e ujësjellësit që ta denoncojnë tek autoritetet duke rikujtuar se këto dukuri janë të ndaluar me Ligj dhe të njëjta konstatohen nga ana e inspektoratit komunal të Komunave dhe Qytetit kurse ndaj atyre që do të bëjnë shkelje të ligjit do të inicohet procedurë konform ligjit.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share