LSDM: Nëse Mickoski është për agjendë Evropiane të mbështesë ndryshimet Kushtetuese

VMRO KËRKON ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

LSDM ka porositur sot Mickoskin se, nëse në të vërtetë mbështet interesat e shtetit dhe agjendën evropiane, ta dëshmojë këtë duke dhënë mbështetje për ndryshimet kushtetuese. Nga kjo parti kanë thënë se, janë përmbushur të gjitha kushtet që ka parashtruar Mickoski që VMRO të votojë për ndryshimet. Tani sipas tyre, Mickoski e ka shansin që të paktën njëherë të rreshtohet në anën e interesave shtetërore dhe nacionale.

“Ndryshimet kushtetuese janë të qasshme publikisht për të gjithë dhe askush nuk është kundër përmbajtjes së tyre, përfshirë edhe Mickoskin dhe VMRO – DPMNE-në. Me ndryshimet kushtetuese përshpejtohet procesi i integrimit në BE, por njëkohësisht ruhet kushtetueshmëria parësore e popullit maqedonas dhe i vihet fundi tezës “një popull dy shtete”, të cilën e promovojnë me dekadë disa qendra të huaja” – thonë nga LSDM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nderkaq, nga VMRO – DPMNE kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata thonë se, pushteti nuk e ka shumicën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese dhe se, retorika e tyre e përditshme për to është vetëm taktikë për të fituar kohë.

“Kjo është taktikë e BDI-së dhe LSD-së për të fituar kohë në mënyrë që zgjedhjet e parakohshme të bëhen të rregullta të parëndësishme. Por, në ndërkohë Maqedonia çdo ditë fundoset gjithnjë e më shumë në kriza, këtë do ta ndjejnë më tej qytetarët në vjeshtë dhe në dimër, ndërsa gjithë kjo do të na largojë në mënyrë shtesë nga BE-ja, duke pasur parasysh afatet për zgjedhje në Maqedoni dhe në BE” – tha Naum Stoilkovski.

Kujtojmë se, minsitrat e BDI-së të martën ia dorëzuan dorëheqjet e kushtëzuara kryeministrit Kovaçevski, të cilat do të aktivizohen në momentin kur opozita do të votonte për ndryshimet kushtetuese.

Por mbetet e paqartë se si do të veprohet tutje me këto dorëheqje, pasi dispozitat ligjore janë të qarta, kryeministri nuk gëzon të drejtën e të mbajturit peng të dorëheqjeve. Akti i dorëheqjes së anëtarit të Qeverisë kërkon prononcimin e kryeministrit, nëse ky i fundit pranon ose refuzon të njëjtën. Pranimi i dorëheqjes nënkupton veprim të menjëhershëm të kryetarit të Qeverisë dhe dorëzimin e saj në Kuvend, ndërsa ligjvënësi duhet në seancën e parë të radhës të konstaton dorëheqjen pa diskutim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share