LSDM: Mickoski kapitulloi, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Hristijan Mickoski kapitulloi me paralajmërimet e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj, pasi siç tha ai, Kuvendi do të shpërndahej në shkurt – akuzuan sot nga LSDM-ja në pushtet.

Nga kjo parti thonë se Mickoskit nuk i ec me parashikimet dhe sepse çdoherë ndodh e kundërta e asaj qê thotë ai, përcjell Klan Macedonia.

“Shkurti po kalon dhe jo vetëm nuk ka mazhorancë të re, jo vetëm nuk ka shpërndarje të Kuvendit, por është shtuar dhe forcuar shumica parlamentare. Është e sigurt se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2024 dhe në ato zgjedhje do të mposhtet sërish Mickoski, pengu i Dimitar Apasievit, sepse vazhdimisht gënjen qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share