Vijon debati në Kuvend, përplasje mes ASH-së dhe VMRO-DPMNE-së

Kovaçevski: Shumica parlamentare është më e madhe se sa ishte deri tani

Ka vijuar edhe sot për të katrëtën ditë me rradhë debati për rikonstruimin qevertiar. Shtëpia e kreut të ASH-së, Arben Taravari në Shkup ishte edhe sot tema e debatit mes deputetëve në seancën për rikonstruimin qeveritar.

“Ju që po përmedni shtëpinë e Taravarit, vetëm të ju kujtoj, në vitin 2021 në atë shtëpi z, Mickoski e përgatiti shumicëne  re sëbashku me Taravarin. Në atë shtëpi pra, ka deputet tjerë që janë dëshmitarë, në atë shtëpi Mickoski ka bërë koalicionin me Taravarin për zgjedhjet lokale, po pra në atë shtëpi që po përmendi. Ajo shtëpi është në listën anketuese”, deklaroi deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

“Flasim për principe, duhet të jemi të vetëdijshëm ishim bashkë deri para pak kohësh dhe ajo është fatk, nuk duhet ti shqetësojmë kolegët tanë ku dhe si janë takuar liderë tanë. Ajo që dua të theksoj në të vërtetë është se nuk qëndruat në luftë për të bërë ndryshimin në Maqedoni”, tha deputetja e VMRO-së, Ivanka Vasilevska.

E kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se debati për rikonsturimin qeveritar po zvarritet nga opozita. Thotë se nuk ka diçka kundër kësaj pasi kjo është e drejt demokratike.

“Në kuvend kemi shumicë më të madhe se që kishim deri tani. Nuk zvarritet diskutimi nga an ime, unë e kam dorëzuar propozimin që të premten, ja tani po vjen e premtja e ardhshme. Se sa do të zgjas diskutimi, varet nga të paraqiturit për fjalë, sa e pash nga deputetët e opozitës ka interesim të madh, ata janë paraqitur të gjithë për diskutim. Kjo është e drejtë demokratike, gjithsecili ka të drejtë që të shfrytëzoj të drejtën e tij demokratike”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski konfirmoi se dje kanë pasur takim me deputetin Skender Rexhepi – Zejd, i cili që nga viti i kaluar u largua nga Alternativa dhe po vepron si deputet i pavarur. Rikonsturimin qeveritar e propozoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas marrëveshjes me Aleancën për shqiptarët, e cila I bashkohet koalicionit qeverisës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share