LSDM: Jemi në prag të nisjes së negociatave me BE-në

“ÇËSHTJET HISTORIKE DHE DYPALËSHE JASHTË KORNIZËS NEGOCIUESE”

Këshilli Qendror I LSDM-së, në seancën e mbrëmshme unanimisht miratoi vendimin për të mbështetur procesin e nisjes së negociatave me BE-në. Njoftimin në Facebook,sic njofton KlanM, e ka publikuar Kryeministri dhe Kryetari I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, raporton Klan M.

“LSDM-ja si parti shtetformuese mbetet fuqishëm drejt përcaktimit për respektimin e pakushtëzuar të veçantive gjuhësore, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente për të cilët nuk negociohet me BE-në, në asnjë rrethanë” – shkruan Kovaçevski në Facebook.

LSDM-ja, sic pwrcjell KlanM postimin e Kovaçevskit, pret që këto përcaktime dhe parime të mbështeten nga të gjitha subjektet politike në Kuvend, përmes miratimit të konkluzioneve të mëtutjeshme për propozimin evropian, konform procedurave parlamentare.

“Kemi propozimin që garanton gjuhë të pastër maqedonase në BE, Çështjet historike dhe dypalëshe jashtë kornizës negociuese. Vendi ynë është para një vendimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen dhe realizimit edhe të një qëllimi strategjik, hapjen e negociatave me BE-në me gjuhë të mbrojtur maqedonase në BE. Kjo do të thotë mbylljen përfundimtare të të gjitha çështjeve identitare” – shkruan në Facebook Kryeministri dhe lideri socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, duke transmetuar vendimet e Këshillit Qendror të LSDM-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share