ILIEVSKI: SHEFI I KONTROLLIT NUK PAGUAN NË PIKËPAGESAT RRUGORE!
LSDM-ja ka vazhduar me publikimin, sic thonë, të momenteve të reja lidhur me skandalin me akomodimin e kuadrove partiak nga ana e Drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe VMRO-DPMNE-së. Përmes një press-konference, Këshilltari I LSDM-së në Komunën e Manastirit, Mende Ilievski, doli me pohime se shefi I kontrollit të pagesave rrugore vazhdon me keqpërdorimet. Dëshmi për këtë, sipas tij, janë xhirimet që I kanë marrë nga informatorët.
“Ja fotografia ku shihet automjeti që drejtohet nga Mitrevski. Për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale nuk do të publikojmë në tërësi. Më 15.08.2024 në ora 08:47 pak pas emërimit, së bashku me bashkëshorten Beti, me dhunë detyron punonjësin e pikëpagesës rrugore “Otovica” ta lëshojë pa paguar. Kjo është një praktikë e shpeshtë e Mitrevskit. Institucionet kompetente menjëherë të ndërmarrin masa se sa herë Mitrevski ka bërë vepra të tilla. Për shkak se këto të dhëna janë publike, LSDM-ja kontrolloi në ueb-portalin e Sistemit për kontroll elektronik të pikëpagesave rrugore dhe janë konfirmuar në tërësi” – tha Mende Ilievski /tvklan.mk/