Shënohet Dita Botërore e Kafshëve të Egra dhe 50 vjetori i Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe ambasadori evropian David Geer iu bashkuan shënimit të 3 Marsit – Ditës Botërore të Botës së Egër dhe 50 vjetorit të Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër – CITES.

Me ngjarjen e organizuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES”, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, vendi ynë iu bashkua komunitetit ndërkombëtar dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së specieve të egra të florës dhe faunës për mbijetesën e planetit.

Në këtë ngjarje fjalim kishte edhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, David Geer.

“Vendi ynë është jashtëzakonisht i pasur me lloje të egra të florës dhe faunës dhe është detyrë dhe obligim ndaj gjeneratave që do të vijnë t’i mbrojmë siç duhet” – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova në fjalimin e saj, duke theksuar se në kuadër të projektit të ri në vazhdim të mbështetur nga BE-ja “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES” janë planifikuar aktivitete për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional, nëpërmjet hartimit të ligjit të ri për CITES, vendosjes së digjitalizimit të sistemit të dhënies së lejeve, forcimit të kapaciteteve administrative në nivel kombëtar, nxitja e shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit lidhur me zbatimin e CITES.

Në këtë ngjarje, udhëheqësi i ekipit të projektit “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES”, Daniel Bogner, prezantoi qëllimet dhe aktivitetet e projektit lidhur me komponentin për CITES, siç janë llojet e caktuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut relevante për CITES.

Motoja e këtij viti për shënimin e kësaj dite është “Partneritetet për Ruajtjen e Botës së Egër” dhe ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë jetike të partneriteteve kombëtare dhe lokale dhe bashkëpunimin e të gjitha palëve të interesuara për të siguruar qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e jetës së egër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share