“Love Island Albania”/ Përmbledhje javore, lot, zhgënjime dhe ndarje në vilën e dashurisë!

Love Island Albania ka thyer rekorde shikueshmërie që në ditët e para. Love Island transmetohet çdo ditë në Tv Klan me episode ditore në orën 18:20 dhe ‘Prime’ i cili transmetohet të dielën në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Futja e 2 bombshell në vilën luksoze në jug të vendit ka ndyshuar dhe trazuar situatën atje.

Aleksandros zgjodhi Uedën si partneren e tij ndërsa Denisi zgjodhi Aishah e si pasojë Salioni mbeti single dhe u largua menjëherë nga vila. Ishullorët mbetën të habitur dhe të tronditur njëkohësisht.

Pas largimit të Salionit Aishah është mërzitur shumë nga kjo dhe nuk ka pranuar që të flej në të njëjtin shtrat me Denisin.

Përcarje ka pasur mes Glenit dhe Artemis ku janë parë të ftohtë me njëri-tjetrin e të dy ata kanë shprehur pëlqim për persona të tjerë.

Një tjetër çift ka vendosur ti jap fund lidhjes dhe bëhet fjalë për Arlindin dhe Xhoanën. Pas zënkave të shumta që kanë pasur vendosur që të ndahen dhe të deklarohen që janë të hapur për njohje të reja.

Debatet nuk kanë mungur mes Ildës-Aleksandros dhe Salionit. Ata kanë debatuar me tone të larta dhe kanë shprehur pakënaqësitë që kanë për njëri-tjetrin.

Haris dhe Amadea kanë kaluar momente shumë të bukura me njëri-tjetrin, kanë fjetur në folenë e dashurisë e mesa duket kjo i ka afruar më shumë.

Një tjetër bombshell i është bashkuar vilës ai është Erato, 39 vjeç dhe jeton në Itali. Vajza perfekte për të ndodhet në vilë dhe s’ka frikë ta ndaj nga partneri.

A do ketë hyrje dhe dalje të reja? Na duhet të presim super shown e mbrëmjes së sotme në drejtimin e Luana Vjollca dhe opinionistët Olti Curri e Dalina Buzi në orën 21:00 në Tv Klan./LoveIslandAlbania

TË NGJASHME

Lexo gjithashtu
Total
0
Share