U përfol për shtatzëni, Sarah Berisha habit me deklaratën përballë PM

Çifti Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi i njohur si “Dj PM” ishin të ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.

Ndonëse “pranku” që PM i bëri Sarës pak javë më parë më një propozim jo të vërtetë u bë shumë viral, çifti u “fejua” në “Zemër Luana”.

Në altar duhet të bënin betimet e tyre, para kapitenit të skuadrës së tyre, “Luanët e verdhë”, Olsi Bylyku. Një nga pyetjet që PM i bëri Sarah ishte: “A je gati që të bëhemi prindër?”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lajmet mbi shtatzëninë e Sarah janë përhapur ngado prej kohësh, por blogerja e njohur vendosi t’i përgënjeshtrojë me përgjigjen e dhënë edhe për PM. Ajo u shpreh se nuk është ende gati të bëhet me fëmijë në këtë moment.

Të tjera premtime vazhduan u dhanë dhe u mbyllën me harmoni e një propozim për martesë ku PM iu ul në gjunj Sarah, duke i kërkuar që, ajo ti “shkatërrojë” gjithë jetën!/tvklan.al

https://youtu.be/LZ35We0I0fY

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share