“77 MILIONË EURO TË HYRA NË BUXHET”
Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja llukarevska theksoi se bazuar në analizat evidentues që i ka bërë DAP konform bilanceve tatimore që i kanë dorëzuar kompanitë në Drejtori rreth 200 kompani do të duhej të përfshiheshin me tatimin e solidaritetit.
“Flasim për të dhënave krahasuese, 2022, 2021 etj. Pritjet janë se rreth 76-77 milionë euro do të derdheshin në Buxhet përmes këtij tatimi të njëfishtë të solidaritetit. Këtu kemi periudhë krahasimi, që është pak më i gjatë nga kriza energjetike në kuadër të të dhënave” – tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë në DAP.
Komisioni parlamentar për çështje evropiane dje e ka filluar debatin rreth amendamentit për Propozim ligjin për tatimin e solidaritetit, që me ndryshimet e propozuara të ligjeve për TVSH-në dhe për tatimin e fitimit, janë dorëzuar nga Qeveria me flamur evropian me procedurë të shkurtuar. Propozimi i Ligjit për tatimin e solidaritetit parashikon vendosje të tatimit për solidaritet për vitin 2023 si tarifë publike e njëfishtë, e jashtëzakonshme dhe të përkohshme, me ç’rast obligues pagesor i këtij lloj tatimi është tatim-paguesi i fitimit konform Ligjit për tatimin e fitimit, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615 milion denarë.