Pse shiritat e filmave ruhen në depo me temperaturë shumë të ftohtë? – Sqarimi nga filmologu Arsim Leskovica

Emisioni 99 Minuta vizitoi Kinotekën e Maqedonisë së Veriut për të parë nga afër procesin e ruajtjes së filmave, mënyrën e arkivimit dhe për të mësuar më shumë rreth veprimtarisë së këtij institucioni. Gazetarja Fjolla Telai bisedoi me filmologun dhe njërin nga shqiptarët e parë të punësuar në këtë institucion, Arsim Leskovica. Gjatë vizitës së depos ku ruhen shiritat e filmave, ajo që vërehej ishte temperatura e ulët brenda depos.

“Për ta ruajtur shiritin e filmit, temperatura duhet të jetë 4 deri në 6 gradë celsius apo 4 deri në 5 gradë, ndërsas lagështia duhet të jetë nga 40 deri në 60 gradë. Ky është një sistem që e ruan 24 orë temperaturën dhe lagështinë e filmit. Është një sistem i automatizuar”, sqaroi filmologu Arsim Leskovica në emisionin 99 Minuta me Fjolla Telain./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share