Rasti i ri i murtajës afrikane në Maqedoninë Lindore

GRIPI I DERRIT E RREZIKON KULTIVIMIN E DERRAVE

Gjashtë raste të murtajës afrikane, sëmundje që i prek derrat, janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, pohojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Sëmundja kryesisht përhapet në pjesët lindore të vendit, edhe atë te familjet që kultivojnë nga dy-tre derra për nevoja personale dhe nuk përdorin masa të sigurisë për mbrojtje. Transmetuesit më të shpeshtë janë derrat e  egër të cilët sëmundjen e transmetojnë përmes kufijve nëpër Evropë. Kjo sëmundje nuk është e rrezikshme për njerëzit, theksojnë  ekspertët.

Murtaja afrikane e cila në vend ka hyrë para rreth nëntë muajsh, kryesisht nga vendet fqinje, deri më tani ka shkaktuar asgjësimin e qindra derrave në ferma ose amvisëri private, edhe pse të regjistruara janë vetëm gjashtë kafshë të sëmurë.

“Nga paraqitja e rastit të parë më 6 janar në Dramçe, kur për herë të parë u paraqit sëmundja, edhe pse në rajon, në Serbi, Bullgari dhe Greqi,  është e pranishme për një periudhë më të gjatë edhe te derrat e egër edhe te ata të butë, te ne janë regjistruar gjashtë raste. Edhe atë përveç në Dramçe, edhe në Moshticë, Mojanci, Presekë, Tërkanje dhe dje morëm rezultat pozitiv edhe nga një objekt më i vogël komercial në komunën e Vinicës.” – deklaroi Nikolçe Babovski, agjencia për ushqim dhe veterinari.

Duke qenë se për këtë infeksion viral, i cili nuk është i rrezikshëm për njeriun, nuk ka vaksinë as ilaç efikas, si preventivë për përhapjen e mëtjeshme asgjësohen të gjithë derrat e sëmurë në radius prej tre kilometrash, që do të thotë se për kultivuesit ka humbje të mëdha, të cilët kompensim për dëmin marrin vetëm në rast se kanë raportuar simptoma të dyshimta para se kafshët të ngrordhin.

“Edhe një derr po të jetë, në atë e trajtojmë si vatër të infeksionit dhe në radius prej tre kilometrave bëhet asgjësimi i plotë, do të thotë mënjanim i padëmshëm i të gjithë derrave. Ekziston edhe zona në mbikëqyrje në radius prej 10 kilometarve, ku bëhet shpopullimi, përkatësisht derrat shkojnë në thertore, ndërsa mishi që merret prej tyre përmes procesit teknologjik, përpunohet në kushte termike.” – deklaroi Babovski.

Kjo është edhe një arsye më shumë për thirrje nga ana e opozitës për dorëheqje të ministrit të bujqësisë Lupço Nikolovski dhe drejtorit Babovski.

“Gjendja e përhapjes së murtajës afrikane është katastrofale, sektori i derrave është i rrezikuar, ndërsa në pikëpyetje është edhe siguria e ushqimit të qytetarëve. Për këtë arsye kërkoj dorëheqje të parevokueshme, menjëherë.” – deklaroi Cvetan Tripunovski.

Murtaja afrikane është e pranishme në Evropë për vite me rradhë, ndërsa përveç derrave të egër dhe të butë e transmetojnë edhe rriqërrat. Autoritetet veterinare kanë rekomanduar masa për mbrojtje, por siç duket jo të gjithë u përmbahen  të njëjtave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share