Lirohet Enca, pas arrestimit për kultivim të drogës

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Ruensa Haxhian, këngëtaren që njihet nga publiku me emrin Enca. Asaj iu caktua masa ‘detyrim paraqitje’ për të.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.

Këngëtarja u arrestua 3 ditë më parë pasi iu gjetën 5 vazo me kanabis në banesë. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Enca tha se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.

Përveç saj, Policia shoqëroi në komisariat edhe të dashurin e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share