Kukulla Barbie me veshje tradicionale

Një vajzë e vogël në Bosnje-Hercegovinë realizon veshjet e kukullës ikonike

Një vajzë e vogël boshnjake po bën kostume tradicionale për kukullat Barbie.

Njëmbëdhjetë vjeçarja, Esma Gljiva nga Sarajeva i lindi ideja më shumë se një muaj më parë, pasi kishte parë veshje të cilësisë së dobët të kukullës ikonike nëpër dyqane të ndryshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Esma u prezanton gazetarëve të agjencisë së lajmeve Reuters koleksionin e saj të kukulluave të reja të cilat i ka ideuar vetë.

“Në fillim eksperimentova me një ose dy kukulla të vjetra. Përpjekjet e para nuk ishin shumë të suksesshme, por me kalimin e kohës, u përmirësova shumë dhe arrita këto rezultate.”

E rritur në një familje valltarësh, Esma ka mësuar shumë për traditat multifetare të Bosnjes dhe është vetë anëtare e një grupi folklorik vendas.

Ajo është shumë e saktë kur bën kukulla të veshura me kostume tradicionale ndërsa premton se do të bëjë veshje tradicionale edhe për kukullën Ken.

“Kam luajtur shumë me kukulla Barbie dhe kukulla të tjera në përgjithësi. Unë do t’i quaja këto kukulla boshnjake pasi janë të veshura me kostume kombëtare të vendit tonë.”

Esma merr porosi për kukullat e saj çdo ditë dhe ato janë dërguar në Bullgari, Çeki, Turkmenistan, Norvegji, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera të Evropës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share