Kapiteni i përfaqësueses argjentinase, Lionel Messi, nuk do të luajë kundër Perusë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Copa America. Messi ka pësuar një dëmtim muskulor në aduktorin e djathtë, por testet mjekësore tregojnë se nuk është një lëndim serioz.
Megjithatë, si masë paraprake, e “Bardhekaltëve” kapiteni i tyre nuk do të luajë kundër Perusë, një rival ndaj të cilit do të shfaqet formacioni rezervë dhe ashtu si kapiteni në stolin e rezervave pritet të jetë edhe anësori i mbrojtjes, Marco Acuna, i cili gjithashtu ka pësuar një dëmtim të lehtë.