Liga e Kampionëve: Ndeshjet e grupit D në qendër të vëmendjes

Kryendeshjet e sotme Bayern – Interi dhe Liverpool – Napoli

Sonte në program janë tetë ndeshjet e raundit të gjashtë dhe të fundit në grupin A,B,C dhe D të Ligës së Kampionëve Europian pë klube .

Në grupin A tanimë kualiufikim kanë siguruar Napoli dhe Liverpulli, në grupin B kualifikim në fazën e eliminimit kanë siguruara Club Brugge dhe Porto, në Grupin C , Bayerni dhe Interi, ndërsa në grupin D, të katër skuadrat kanë gjasa që me fitore të sigurojnë kualifikim në fazën e eliminimit . Prandaj ndeshjet e këtij grupi janë më tërheqëse pasi takohen, Marselle-Tottenham dhe Sporting – Eintracht Frankfurt

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aktualisht Tottenhami e kryeson grupin me 8 pikë, i ndjekur nga Sportingu dhe Frankfurti me nga 7 kurse Marselle ka 6 pikë në vendin e katërt. Sonte

Kryendesha e sontme padyshim është sfida në kuadër të grupit C do të zhvillohet derbi ndërmjet Bayernit dhe Interit, me të dy skuadrat që tashmë kanë siguruar kalimin tutje kurse një sfidë tjetër interesante do të zhvillohet në grupin A ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit, që po ashtu kanë siguruar kualifikim në fazën tjetër.

Liga e kampionëve raundi i gjashtë.

Në orën 18:45, takohen

Bayer Leverkusen – Club Brugge

Porto -Atletico Madrid

Ndërsa nga ora 21:00 zhvillohen kwto ndeshje:

Bayern-Inter

Rangers – Ajax

Liverpool-Napoli

Sporting – Eintracht Frankfurt

Marselle-Tottenham

Plzen-Barcelona

Përgatiti Shaban Sinani / KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share