Lina Iseni nga KA “Liria”, rekorderja 14 vjeçare që u shpall “Atlete e vitit” në kategorinë Pionere

Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut me një manifestim rasti gjatë ditës së sotme shpalli atletët më të mirë për vitin 2022, ku të pranishëm ishin kreu i Federatës së Atletikë, përfaqësues të të gjitha klubeve dhe atletët më të cilët u shpallën Laureatët të vitit që po e lëmë pas.

Në kategorinë e pionerëve, ngadhënjeu Lina Iseni nga KA “Liria”, si atletja më e mirë e vitit.

14 vjeçarja gjatë këtij viti ka arritur të vendosë 4 rekorde, prej të cilave 3 rekorde ne kërcim trehapësh. Ky rekord vlen edhe për kategoritë Pionerë, Juniorë dhe Juniore të reja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Razultati prej 10.88 metra mbetet sfidë për Linën ne vitin 2023.

Rekordi i katërt nga Lina Iseni vjen në shumëgareshin – Pentathlon për kategorinë e Pionereve. Lina gjithashtu te Pioneret është kampione në vrapimiet 100m, 200m, 300 m dhe kërcim së gjati me një hap./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share