“KUVENDI NDËRHYN NË SFERËN E POLITIKËS NDËSHKUESE”
Kjo amnisti është nga nevoja e jo nga racionalja, për shkak se burgjet janë të mbipopulluar dhe janë të papërgjegjshëm personat që menaxhojnë burgjet duke bërë të cënohet e drejta kushtetuese dhe penale – thotë Profesori Svetomir Shkariq.
“Edhe kjo amnisti, e shtat me radhë është nga nevoja, jo për shkak të racionalitetit. Burgjet janë të mbipopulluar, nuk ka vend për të tjerë, për shkak se këtë e lejuam, si dhe për shkak të papërgjegjësisë së personave përgjegjës të burgjeve. Por me amnistinë cënohet e drejta kushtetuese dhe penale. Përse e drejta kushtetuese? Për shkak se amnistia në Kuvend gjerësisht hynë në pushtetin gjyqësor edhe atë me procedurë të shkurtër. Me siguri edhe pa mbështetje të madhe”, tha Svetomir Shkariq.
Akademiku Vlado Kambovski vlerëson se me Ligjin për Amnisti, Kuvendi ndërhyn në sferën e politikës ndëshkuese.
“Kryesisht mbretëron argumenti për mbipopullim të burgjeve. Është një argument që duhet të kontrollohet nëse është I qëndrueshëm. Tek ne nga rreth 7.700 të dënuar vetëm 1.500 dënohen me burg, derisa rreth 3.500 me dënime me kusht. Duhet ta keni parasysh se numri I të burgosurve akumulohet për cdo vit”, tha Vlado Kambovski.
Propozim-ligji për amnisti, I cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë u miratua nga Qeveria, në seancë plenare të Kuvendit do të jetë më 2 nëntor.
Me këtë ligj propozohet lirimi I plotë I personave të dënuar me burg deri 6 muaj, kurse për të dënuarit me mbi 6 muaj burg, propozohet lirimi për 30% të vuajtjes së dënimit të plotfuqishëm./KlanMacedonia