Afrim Gashi në Stamboll, i ftuar në përurimin e xhamisë bashkë me Erdoganin

Keyetari i Alternativës, Afrim Gashi ka qenë mysafir në Stamboll në përurimin e xhamisë Barbaros Hajredin Pasha, ku ka patur mundësi të presë shiritin, siç thonë nga kjo parti, bashkë me Presidentin e Turqisë dhe Kryetarin e Kuvendit të Madh Turk.

“Në këtë mënyrë shpreha edhe mbështetjen time dhe të Alternativës në këtë proces zgjedhor për Presidentin Erdogan, kjo në shenjë mirënjohjeje ndaj marrëdhënieve të mira turko-shqiptare, por edhe në relacion me shtetin tonë. Me këtë rast e urova që të dielën ai të marrë edhe një mandat dhe kjo të jetë një mundësi e re e thellimit të marrëdhënieve tona si kombe e si shtete.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Stamboll, pata mundësi ta takoj dhe ta mbështes edhe mikun tim, Dr. Mustafa Shentop – Kryetar i Kuvendit të Madh të Turqisë, me të cilin biseduam edhe për marrëdhëniet tona ndërshtetërore dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e Alternativës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share