Kovaçevski: S’ka konsensus për shfuqizimin e Qeverisë teknike!

“TË HËNËN PRES TAKIM TË SUKSESSHËM TË LIDERËVE”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që takimi i liderëve I caktuar për të hënën të jetë konstruktiv dhe të ketë marrëveshje për datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, njofton KlanM.

 Sipas tij, sic percjell KlanM, fjalën e fundit do ta kenë partitë politike, kurse gjatë përcaktimit të datës do të merren parasysh festat fetare.

“Takim i suksesshëm i liderëve do të thotë se partitë do të ulen në tavolinë ku nuk do të ketë shantazhe, kurse arritja e marrëveshjes do të thotë se do të kemi zgjedhje konform Kodit Zgjedhor me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sipas Kryeministrit, lidhur me qeverinë teknike tashmë po qartësohen qëndrimet. Nuk ka disponim që kjo qeveri të shfuqziohet tani, por për zgjedhjet e ardhshme.

“Nga ajo që mund të shohim në opinion, nuk ekziston zgjidhje konsensuale për heqjen e qeverisë teknike, tani në ëkët afat të shkurtër para zgjedhjeve, mirëpo padyshim se ka disponim që shfuqizimi të bëhet zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk duhet të jetë pengesë për mbajtjen e zgjedhjeve, për shkak se siguron ambient më të madh demokratik, për shkak se opozitës iu ofrua të merr pjesë në Qeveri me gjysmën e ministrive për të vazhduar rrugëtimi evropian I vendit”  – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Lidhur me Qeverinë Teknike dhe Kryeministrin Shqiptar, sic njofton KlanM, tashmë në opinion nga BDI-ja janë paraqitur më shumë emra, në mesin e të cilëve edhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Nëse ndodh ky epilog, koordinatori I Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, imponohet si zgjidhje logjike për të marrë postin e Kryeparlamentarit. /Klanmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share