Liga e Parë: Sot zhvillohen pesë sfida të zjarrta?!

Sot me fillim në ora 16:00, në program janë ndeshjet e javës së 28-të, ku    ka  disa  ndeshje me  peshë mjaftë të madhe sidomos në ato takime  ku  vendoset  për titullin kampion  dhe ato që luftojnë për mbijetesë

Lideri në renditjen e tabelës Struga trim Lum është mysafire e Makedonija Gj. P, . struganët janë favorit por  duke  ditur se pikërisht skuadra e Gjorçes  gjithmonë ka   treguar  loja të mira  kundër kampionit qoftë si mysafirë qoftë si vendas. Kapiteni  strugan para kësaj  sfide pë faqen zyrtare të klubit ka deklaruar

“Jemi në një fazë të kampionatit, kur çdo ndeshje, çdo pikë është shumë e rëndësishme për ne si skuadër. Nuk na lejohen më gabime, ashtu që në ndeshjen e së dielës duhet të futemi me shumë përqëndrim, por edhe motivim për të marrë tre pikët e plota. Edhe pse aktualisht ndodhen në pozitën e fundit, neve e respektojmë skuadrën e Makedonija Gj.P. Për ne tashmë çdo ndeshje është finale, dhe në të gjitha do të luftojmë të marrim maksimumin e pikëve, pasi vetëm në atë mënyrë mund të shpresojmë tek titulli” – u shpreh kapiteni Bunjamin Shabani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Kratovë do t përballen Sileksi vendas dhe FC Shkupi, ndeshje në të cilën skuadra mysafire  pretendon  fitore për të mbajtur hapin  garës për titullin kampion. Për duelin në fjalë pë faqen zyrtare  të FC Shkupit ka folur mesfushori Albert Diene, i cili mes tjerash ka thënë se duhet përkushtim maksimal për të fituar ndeshjen në fjalë.

“Ndeshja ndaj Sileksit është pothuajse vendimtare për titullin e kampionit, por jo vetë, pasi të gjitha ndeshjet e fundit janë finale në vete. Ne duhet të jemi më të përkushtuar për ta fituar këtë ndeshje, andaj duhet të jemi gati për të gjitha planet që në fund të dalim fitues dhe të vazhdojmë garën për titullin kampion”, ka thënë Diene.

Edeh ndeshja në Kavadar  mes Tikveshit vendas dhe Shkëndijës  e ka rendësin e veçantë  sidomos  pë ekipin kuqezi  që pretendon  titullin kampion. Mbrojtësi i kuqezinjve Mevlan Adili ka thënë se Shkëndija ka kapacitet për të treguar veten në momentet vendimtare kur vendosen fatet e sezonit.

“Për Tikveshin është arritje e madhe kualifikimi në finale të Kupës për herë të parë. Ne mbesim të fokusuar te planet tona, idetë tona dhe stërvitjet tona. Përqendrohemi se si ne do të luajmë, si do të paraqitemi në fushë, sepse gjithçka nga ne. Një gjë është e sigurt, të kaluarën nuk mund ta kthejmë, të ardhmen nuk e kemi në dorë, mirëpo çka është më e rëndësishme të tashmen e kemi në duart tona dhe duhet me shumë sakrificë dhe fitorja t’ia dalim gjithë së bashku. Një gjë është e sigurt, atje duhet të shkojmë të luajmë si burra, që pastaj mos të qajmë si gra” ka deklaru Mevlan Adili.,

Në stadiumin “Boris Trajkovski: në Maxhari   përballen  Vardari – Voska Sport, dy  ekipe  që prioritet  kanë  mbijetesën. Sulmuesi  i Voska Sport, Alen Jasharovaski para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar.

“𝙋𝙖𝙨 𝙨𝙪𝙠𝙨𝙚𝙨𝙞𝙩 𝙝𝙞𝙨𝙩𝙤𝙧𝙞𝙠 𝙣ë 𝙆𝙪𝙥ë, 𝙩𝙖𝙨𝙝𝙢ë 𝙜𝙟𝙞𝙩𝙝ë 𝙫ë𝙢𝙚𝙣𝙙𝙟𝙚𝙣 𝙚 𝙠𝙚𝙢𝙞 𝙛𝙤𝙠𝙪𝙨𝙪𝙖𝙧 𝙣ë 𝙠𝙖𝙢𝙥𝙞𝙤𝙣𝙖𝙩 𝙦ë 𝙩ë 𝙨𝙞𝙜𝙪𝙧𝙤𝙟𝙢ë 𝙢𝙗𝙞𝙟𝙚𝙩ë𝙨ë𝙣 𝙣ë 𝙚𝙡𝙞𝙩ë. 𝙆𝙚𝙢𝙞 𝙨𝙠𝙪𝙖𝙙ë𝙧 𝙠𝙪a𝙡𝙞𝙩𝙖𝙩𝙞𝙫𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙗𝙚𝙨𝙤𝙟𝙢ë 𝙛𝙪𝙦𝙞𝙨𝙝ë𝙢. 𝙆𝙚𝙢𝙞 𝙧𝙚𝙨𝙥𝙚𝙠𝙩 𝙥ë𝙧 𝙠𝙪𝙣𝙙ë𝙧𝙨𝙝𝙩𝙖𝙧𝙞𝙣, 𝙩ë 𝙘𝙞𝙡ë𝙩 𝙣ë 𝙜𝙟𝙮𝙨𝙢ë𝙨𝙚𝙯𝙤𝙣𝙞𝙣 𝙚 𝙙𝙮𝙩ë 𝙟𝙖𝙣ë 𝙙𝙪𝙠𝙚 𝙡𝙪𝙖𝙟𝙩𝙪𝙧 𝙢𝙞𝙧ë, 𝙥𝙤𝙧 𝙣𝙚 𝙣ë 𝙎𝙝𝙠𝙪𝙥 𝙪𝙙𝙝ë𝙩𝙤𝙟𝙢ë 𝙥ë𝙧 𝙧𝙚𝙯𝙪𝙡𝙩𝙖𝙩 𝙥𝙤𝙯𝙞𝙩𝙞𝙫”, ka thënë Jasharoski.

Ndeshja e pestë që zhvillohet sot, është Gostivari – AP Brera, ku vendasit janë shprehur se opsion të vetëm kanë fitoren.

Të gjitha ndeshjet e sotme fillojnë në ora 16:00. Takohen:

Makedonija Gj.P – Struga Trim Lum

Sileksi – FC Shkupi

Tikveshi – Shkëndija

Vardari – Voska Sport

Gostivari – AP Brera

Dje: Bregallnica – Rabotniçki 0-1    /TvKlan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share