Arben Nuhiu: Maroku ishte surpriza e këtij kampionati

Maroku luajti futboll shumë të bukur dhe cilësor me Francën. Kështu ka vlerësuar trajneri i futbollit, Arben Nuhiu në emisionin MundoKlan. SIpas Nuhiut, në fillim të ndeshjes pritejnqë Maroku të luajë futbol më defanziv sikurse ndaj Portugalisë, por nuk ndodhi klshtu. Marokenët luajtën futboll klasi, pa dalluar shumë prej skuadrave të mëdha në këtë sport.

“Me të vërtetë Maroku ka qenë një surprizë e këtij kampionati, por duke shikuar se çfarë futbollistësh ka brenda dhe lojën që ka treguar, mund të themi se ka arritur me meritë deri aty ku arriti”, deklaroi trajneri i futbollit, Arben Nuhiu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share