Grubi priti Ramën në aeroport (VIDEO)

Ka mbërritur para pak minutash në Aeroportin e Shkupit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, informon KlanM.

Rama u prit zyrtarisht nga zëvendëskryministri Artan Grubi.

Programi i vizitës së Ramës në Maqedoninë e Veriut parasheh një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski dhe më pas takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas takimit mes deleagcioneve është paraparë drekë e përbashkët, ndëras më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk konjufca, përcjell KlanM.

Kujtojmë që ende është në pritje konfirmimi për një takim të mundshëm me kryeministrin Albin Kurti/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share