Liga e Parë: Sileksi – Gostivari hapin siparin e javës së 26-të

Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e xhiros së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo javë karakterizohet me disa takime interesante si për ekipet që pretendojnë kreun e tabelës ashtu edhe ato që luftojnë mbijetesën

Sipari i kësaj jave hapet me ndeshjen që zhvillohet në Kratovë mes Sileksit dhe Gostivarit. Sileksi lufton për të ruajtur pozitën aktuale të katërtin, ndërsa Gostivar për të dëshmuar se disfata javën e kaluar me Makedonija Gj.P ishte dobësi e ditës.

Në xhiron e 26-të me fillim në ora 15:00, takohen:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E shtunë në ora 15:00

Sileksi – Gostivari

E diel në ora 15:00

Bregalnica – Shkupi

Makedonija Gj.P – Shkëndija

Tikveshi – AP Brera

Vardari – Struga Trim Lum

Voska Sport – Rabotniçki

Tabela: 1.Struga Trim Lum 54 pikë, 2.Shkupi 51, 3.Shkëndija 48, 4.Sileksi 36, 5.Tikveshi 33, 6.Gostivari 32, 7.AP Brera 30, 8.Rabotniçki 27, 9.Voska Sport 27, 10.Vardari 26, 11.Makedonija Gj.P 24, 12.Bregallnica 22 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share