“Zonja e Vjetër” ka gjetur akordin me mbrojtësin dhe Torino-n duke fituar edhe konkurrencën me Inter, pasi braziliani ishte dëshirë e nënkampionëve dhe bisedimet kishin avancuar, por në fund dështuan.
Braziliani në këtë mënyrë do të zëvendësojë Matthijs de Ligt, i cili u largua drejt Bayern Munich.
Një lëvizje që i kushtoi Juventus-it 40 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari ka firmosur një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuse.