Liga e Parë: Shkëndija nisi me fitore para tifozëve vendas

Fitorja e parë sezonale e Gostivarit, barazon FC Shkupi

Dy fitore të ekipeve vendase dhe dy barazime me gjithsej 8 gola të shënuar është epilogu i katër ndeshjeve të xhiros së katërt që u zhvilluan pasditen e sotme në Ligën e parë të futbollit vendor. Ndeshja AP Brera – Tikveshi  zhvillohet nesër, ndërsa ndeshja Voska Sport – Struga Trim Lum  zhvillohet më 27 shtator

Shkëndija e Tetovës  nisi mbarë  ndeshjet kampionale në cilësinë e vendasit duke mundur Bregallnicën e Shtipit me rezultatin 2-0. Vendasit dominuan në terren të gjelbër gjatë 90 minutave të lojës duke krijuar raste të shumta por që arritën të konkretizojnë vetë dy raste dhe at Almir Aganspahiq në minutën e 63 dhe Bruno Dita në minutën 90+7. Duhet theksuar se dy autorët e golave në lojë u inkuadruan në pjesën e dytë. Për Shkëndijën  ishte kjo fitorja e tretë me radhë sezonale, ndërsa ndeshja e xhiros së  dytë me Struga Trim Lum është caktuar për datë 31 gusht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ekuipi I Gostivarit në xhiron e katër të sezonit vjeshtor arriti që të shënon  fitoren e pare sezonale kësaj radhe kundër Rabotniçkit me rezultat  2-0, Autor të golave ishin Potuk dhe  Remzifaik Selmani

Vardari dhe Sileksi në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari barazuan me shifrat 2:2,  edhe  vendasit në dy  raste  ishin në epërsi me  golat e Mickovskit  dhe Velkovskit, në fund u desh të kënaqen  me një pikë pasi Sileksi barazoi me golat e Angjelevskit dhe  Eftimovit

Derbi në stadiumin e Gjorçe Petrovit mes Makedonija Gj.P – FC Shkupi përfundoi me barazim pa gola 0-0.

Rezultatet:

Shkëndija – Bregallnica 2-0

Gostivari – Rabotniçki 2-0

Makedonija Gj.P – Shkupi 0-0

Vardari – Sileksi 2-2

AP Brera – Tikveshi luhet të enjten

Voska Sport – Struga Trim Lum më 27 shtator

Tabela: 1.Brera 9 pikë (-1), 2.Shkëndija 9 (-1), 3.Tikveshi 6 (-1), 4.Rabotniçki 6, 5. Bregallnica  6, 6.Sileksi 5, 7. Shkupi 5, 8.Struga TL  3 (-2), 9.Makedonija Gj.P  4, 10.Voska Sport  3 (-1), 11. Gostivari  3, 12. Vardari  1 pikë.

Në xhiron e  V-të, me 27 gusht, takohen: Breagallnica – AP Brera, Rabotniçki – Shkëndija, Shkupi – Gostivari, Sileksi – Makedonija Gj.P, Struga Trim Lum – Vardari, Tikveshi – Voska Sport.

/KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share