Alonso: “Garoj gjithnjë duke menduar për titullin e tretë”

Tre podiume në tri garat e para sezonale të Formula 1 kanë shtuar oreksin e dy herë kampionit të botës, spanjollit Fernando Alonso. Veterani që këtë sezon garon me Aston Martin, i ka të qarta objektivat e këtij dhe, për këtë arsye, u dërgon një mesazh rivalëve të tij.

“Besoj gjithnjë te titulli i tretë, pasi mendoj se është i arritshëm. Unë për këtë arsye vazhdoj ende të garoj, për të fituar një titull të tretë. Natyrisht që kjo është një sfidë e madhe për mua e skuadrën, pasi janë disa vështirësi që duhen kaluar fillimisht”, tha Alonso.

“Unë stërvitem çdo ditë e garoj gjithnjë duke menduar për titullin e tretë, duke menduar se ai është plotësisht i arritshëm. Ky është objektivi edhe pse për këtë vit mund të duket pak i vështirë. Jemi me këmbë në tokë, teksa këtë sezon synojmë një kampionat të mirë, të arrijmë sa më shumë podium dhe vitin tjetër të garojmë për titullin”, tha Alonso.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share