Vetëm tre ditë para fillimit të kampionatit të në Ligën e Parë të futbollit vendor FC Shkupi prezantoi sponsorin e ri “Pasha Grup” nga Turqia i cili u zotua pë ndertimin e kampit të ri stërvitor i skuadrës, që është projekt i sponsorit të ri dhe Komunës sè Çairit
“Pasha Group”, sponsor i disa klubeve turke, mes të cilëve gjigantët Beshiktash dhe Fenerbahçe, si dhe klubit të basketbollit Fenerbahçe, bëhet sponsor edhe i FC Shkupit. Prioritet do të jetë kampi i ri stërvitor do të ndërtohet edhe me ndihmën e Qeverisë.
“Fillimisht, ky do të jetë një projekt prej 2.000 metrash katrorë. Do të ketë 25 dhoma për futbollistët, salla konferencash, rekreacion, palestër, kuzhinë, ambient relaksi, një kompleks që do t’u shërbejë sportistëve. Do të ketë tre fusha futbolli.”, tha kryetari i Shkupit, Olgun Aydin.
I pranishëm në prezantimin e sponsorit të ri të FC Shkupi, ishte edhe dhe Kryetari i Komunës së Çairit , Visar Ganiu i cili falënderoi sponsorin e ri për përkrahjen ekipi të Shkupit.
“I uroj mirëseardhje bashkëpunëtorit , do të thotë sponsorit të ri te klubi jonë “Pasha Group” dhe jam i bindur se me sponsor të tillë që ka klubi dhe udhëheqësia shumë edhe më të forte shumë edhe të organizuar”, tha Ganiu.
Përfaqësuesi i “Pasha Group” Burak Ertam u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Shkupin.
“Pasha Group, i cili është kthyer në një nga mbështetësit e rëndësishëm të sportit turk dhe në klube të njohura, e përfshin Shkupin në listën e bashkëpunimeve dhe ne jemi sinqerisht të nderuar nga mundësia për të bashkëpunuar” theksoi Burak Ertam nga “Pasha Group”.
Të pranishëm në aktin e prezantimit të sponsorit “Pasha Group” të FC Shkupi ishin edhe trajneri Ernest Gjoka, dy futbollist dhe përfaqësuesi I Hallk Bank. /tvklan.mk