Karate: RMV-ja kthehet me dy medalje argjendi nga Botërori

Medaljet i fituan Vitomir Trajkovski dhe Stefan Stojanoviq

Në ditën e fundit të Kampionatit Botëror për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj U21, ku marrin pjesë 1859 karateist nga 105 vende të botës që mbahet  në Konja të Turqisë  Maqedonia e Veriut   fitoi  dy medalje të argjendit.

Në finale  për titullin kampion Bote në kategorinë -84 kg Vitomir Trajkovski u përball me italianin Fiore Matteo, nga i cili  humbi me pikë 1-4. Vitomir Trajkovski  u deshtë që të kënaqet me titullin nënkampion bote në kategorinë e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po në finale humbi edhe Stefan Stojanoviq në kategorinë +84 kg  karateisti i Arabisë Saudite,  Sanad Sufyani,  me rezultat 6-. Ashtu si Trajkovski edhe Stojanoviq  u deshtë që të kënaqet me titullin nënkampion. Ky rezultat është deri tani rezultati më i mirë në kategorinë U21 dhe në përgjithësi në kampionatet botërore ku Maqedonia fitoi dy medalje të argjendta, që do të thotë se jemi  hyrë në  top 20 nga gjithsej 1859 garues nga  105 shtete  pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Në këtë kampionat, gjyqtari Rade Stefanovski mori licencën më të lartë botërore të arbitrit në Kata dhe Lufta , që paraqet një tjetër dëshmi që në FGederatën e karatesë punohet me hapa të sigurta

Gjatë kampionatit Botërorë që u mbajtë në Konja të Turqisë tre trajner nga Maqedonia e Veriut  Nexhbi Dervishi ka  marrë licencë botërore pë trajner të karatesë në Kata WKF , ndërsa Berat Jakupi dhe Dejan Ristevski liçencë botërore për trajner në Kumite.

Përgatiti:  Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share