Gregg Popovich rinovon deri në 2028

Trajneri legjendar i San Antonio Spurs është në detyrë prej 1996

Gregg Popovich nuk mund të ndahet dot me skuadrën e San Antonio Spurs. Trajneri legjendar firmosi edhe kontratën e re deri në vitin 2028 dhe do të përfitojë 80 milionë Dollarë, duke u kthyer më i paguari në NBA.

Në moshën 74-vjeçare, Popovich dëshiron ende të ketë sukses me San Antonio që e ka shpallur 5 herë kampion. Gjithsesi, sipas mediave amerikane, Gregg Popovich mund të zgjedhë që të mos kalojë të gjithë periudhën e marrëveshjes në rolin e trajnerit, por t’i kushtohet një detyre tjetër në ekipin nga shteti i Teksasit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Popovich drejton San Antonio Spurs prej 10 Dhjetorit të 1996. Gregg Popovich ka qenë edhe trajner i ekipit olimpik amerikan në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ku e shpalli kampion.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share