Liga e Konferencës: Nesër zhvillohet ndeshja Struga TL – Buduqnost

Shpëtim Duro Është e vërtetë që duhet të jemi favoritë

Kampioni I Maqedonisë së veriut klubi I futbollit Struga Trim Lum të mërkurën  në stadiumin “Biljanini Izvori”  në Ohër  zhvillon  ndeshjen e parë të turit të dytë të UEFA Konferencë Lioga, kundër  skuadrë malazeze Buduqnost të Podgoricës.  Në pritje  të kësaj sfide të rëndësishme ekipi ka zhvilluar séancën e  fundit stërvitore, ndërsa para saj trajner  Shpëtim Duro  iu përgjigjë pyetjeve  të gazetarëve  që kanë të bëjnë me ndeshjen e nesërme

.

Përgatitja e skuadrës në aspektin psikologjik….

Në aspektin fizik nuk kemi pasur probleme, pas ndeshjes me Zhalgiris, por kemi punuar më shumë në aspektin psikologjik me skuadrën sepse kemi ndjerë keqardhje duke iu referuar të dyja ndeshjeve. Ndeshjen që humbëm 2:1, ishin ato 5 minuta që sigurisht na dëmtuan shumë, sepse na erdhi keq, pasi sa i përket zhvillimit të lojës, skuadra ka luajtur shumë mirë, edhe me analizat që kemi bërë, d.m.th në të gjitha aspektet kemi qenë më mirë se kundërshtari, por ishte ai moment i pafalshëm për skuadrën, që na

përmbysën për 5 minuta. Kështu që e kemi harruar atë takim, tani duhet të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme ndaj Buduçnostit”.

 

Respekt maksimal për Buduqnostin…

 

“Këto ditë jemi munduar të marrim informacion përmes videove të ndeshjeve të tyre të fundit që kanë zhvilluar. Respekt maksimal për Buduçnostin,

sepse është skuadër me traditë në Malin e Zi, skuadër që ka histori dhe që ka zhvilluar me qindra ndeshje ndërkombëtare dhe kështu, derisa është kampion edhe një nga skuadrat më të mira nga Mali i Zi, respekti jonë për Buduçnostin është maksimal”.

 

Struga favorite ndaj Buduçnost….

“Mua më vjen mirë që Struga Trim Lum si një skuadër e re, pas dy ndeshjeve shumë dinjitoze, me personalitet ndaj një skuadre me emër si Zhalgiris, diskutohet që jemi favorit. Është e vërtetë që duhet të jemi favoritë, duke parë sidomos paraqitjen e skuadrës në dy ndeshjet me Zhalgiris“  deklaroi  trajneri

Shpetim Duro

 

Ndeshaj e Struga Trim Lum – Buduqnost  zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër me fillim në ora  17:00, drejtësinë do ta ndaj arbitri nga Kazakistani Artem Kuchin/ /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share