Liga e Kampionëve: Sonte përballen Napoli – Barcelona dhe Porto – Arsenali

Liga e Kampionëve Evropian në futboll vazhdon sonte me dy ndeshje mjaftë interesante të 1/8 së finales apo fazës së eliminimit direkt ku përballen Napoli – Barcelona dhe Porto – Arsenali

Gjithsesi se ndeshja në stadiumin“Diego Armando Maradona” mes ekipeve të Napolit dhe Barcelonë në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, si përballja e dy kampioneve të kampionateve respektive në Itali dhe Spanjë që e kanë humbur tashmë kurorën. Dy skuadrat do të mundohen të japin më të mirën për të nxjerr rezultat sa më të favorshëm që do të ndihmonte për ndeshjen kthyese

Gjithashtu mbrëmjen e sotme do të luhet edhe ndeshja tjetër e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve mes Porto dhe Arsenalit . FC Porto do të luajë një ndeshje me eliminim direkt për të gjashtën herë në këto shtatë vite. Ndërsa Arsenali ka një arsye edhe më të madhe për të dhënë maksimumin pasi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas një ndërprerjeje prej shtatë vitesh

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshjet Napoli – Barcelona dhe Porto – Arsenali luhen sonte me fillim në orën 21:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share