Liga e dytë: Voska Sport  kryeson e vetmuar me 59 pikë

Tre fitore të ekipeve  vendase, dy barazime dhe tre fitore të skuadrave mysafire me gjithësejt 20 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 24-të  në Ligën e dytë të futbollit vendor. Pas kësaj jave  tabelën e kryeson Voska Sport me 59 para Vardarit që ka  56 dhe Gostivarit me 55 pikë.

Lideri në renditjen tabelore  Voska Sport në cilësinë mysafirit   mundi Teteksin në Tetovë shumë lehtë se sa pritej 4-0 (2-0). Autor të golave ishin Iljaz Çilafi, Albin Ramadani,  Alen Jasharovski dhe Ujkan Muça.  Fitore  të rëndësishme   ka shënuar edhe  Pelisteri , kundër  Borecit  4-0  dhe mbetet  në konkurenc së paku  pë balotazh.

Arsimi I Çegrani   në cilësinë e vendasit ka shënuar  fitore  2-1 kundër Kamenica Sasa, Kozhufi ka  mundur  Besën e Dobërdollit  2-0, ndërsa befasinë më të madhe e ka   regjistruar  Slloga  e Vinicës e cila   në Strumicë ka   fituar  3-2 Bellasicë.

Rezultatet   e xhiros së 24-të

 

Arsimi – Kamenica Sasa 2-1

Belasica – Sloga Vinicë 2-3

Detonit Plaçkovica – Karaormani 0-0

Kozhufi – Besa 2-0

Ohri – Lokomotiva Pehçevë 1-1,

Pelisteri – Boreci 4-0

Teteksi – Voska Sport 0-4

Vardari – Gostivari  0-0

 

Tabela: Voska Sport 59 pikë, Vardari 56, Gostivari 55, Pelisteri 50, Detonit Pllaçkovica 41, Besa 36, Arsimi 36, Ohri 34, Bellasica 32, Karaormani 31, Kozhufi 30, Llokomotiva 21, Kamenica Sasa 18, Slloga Vinicë 17, Teteksi 15, Boreci 2 pikë.

Në javën e 25-të takohen:

Belasica – Pelister

Besa 1976 – Arsimi

Kamenica Sasa – Ohri

Karaormani – Boreci

KF Gostivar – Kozhufi

Lokomotiva – Detonit Plačkovica

Slloga Vinicë – Teteksi

Voska Sport – Vardari

 

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share