Vedat Muriqi gjithnjë vendimtar, Mallorca merr fitoren e parë sezonale

Sulmuesi shqiptar shënon golin e 22-të në Spanjë

Në Rumani ishte lojtari më i dobët i sfidës, duke u ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 41 minutash, teksa te Mallorca konfirmohet një lider. Pesë javë ka zgjatur shterpësia e Vedat Muriqit në La Ligën spanjolle. Sulmuesi dardanas ishte vendimtar atëherë kur duhet për Majorkën, pasi shënoi golin e vetëm në fitoren që ishullorët regjistruan në fushën e Celta Vigos. Pas rrjetave ndaj Zvicrës me kombëtaren, 29-vjeçari dukej më i karikuar se kurrë tek Majorka, që regjistron kështu fitoren e parë sezonale.

Krosimi nga e majta dhe devijimi i shokut të skuadrës gjeti të pambuluar ish-lojtarin e Teutës në Superligën shqiptare, duke gjetur fundin e rrjetës. Gol që merr vlera të mëdha për Majorkën që shpreson të mbetet sërish pjesë e elitës së futbollit spanjoll edhe në sezonin e ardhshëm. Realizimi i 22-të për Muriqin në tre sezone me Majorkën, ku ka luajtur në total 59 sfida. 29-vjeçari shënon një gol në çdo 2.6 sfida, mesatare e kënaqshme duke parë pretendimet e skuadrës spanjolle.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share