Liga e Kampionëve: “Allianz Arena”në qendër të vëmendjes

Sot në program janë ndeshjet e raundit të grupit A,B,C dhe D në Garën më presitgjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve.

Vëmendja kryesore për adhuruesit e futbollit pa dyshim se do të jetë te ndeshja e Grupit C, që do zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, ndërmjet dy ekipeve gjigante Bayern Mynih dhe Barcelona.

Të dy ekipet kanë nga tre pikë pasi fitoreve në ndeshjet e para kundër Interit, përkatësisht Viktoria Plzenit dhe sot të kërkojnë ta marrin kryesimin e këtij grupi. E veçanta e kësaj përballje është se ylli I futbollit Robert Lewandoski përherë të partë do të luanë kundër ish ekipit të tij dhe para tifozëve gjerman si lojtar I Barcelonës

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sfidë tjetër mjaftë interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Ajaxit në kuadër të Grupit A. Skuadra e Jurgen Klopp u turpërua nga Napoli në ndeshjen e parë duke u mposhtur me rezultat 4-1 andaj do të kërkojë të këndellet dhe ndaj holandezëve i nevojiten vetëm tre pikë.

Ajaxit nga ana tjetër triumfoi ndaj Rangers me rezultat 4-0 dhe e kryeson grupin.

Në ora 18:45, takohen

Sporting – Tottenham

Viktoria Plzen – Inter

Në ora 21:00, takohen

Bayern Leverkusen – Atl. Madrid

Bayern – Barcelona

Liverpool – Ajax

Marseille – Eintracht Frankfurt

Porto – Club Brugge

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share