Liga e dytë: Sot në program janë ndeshjet e javës së 18-të, Besa, Arsimi dhe Bashkimi janë nikoqire

Sot me fillim në orën 14:00, në të gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së dytë në program janë ndeshjet e raundit të 18-të të kampionatit 2023/2024.

Lideri në renditjen e tabelës ekipi Besa e Dobërdollit është nikoqire e Novacit. Në këtë takim pos fitores së sigurt të vendasve çdo rezultat tjetër do të ishte befasi “Jemi duke punuar maksimalisht që çdo ndeshje ta presim maksimalisht të përgatitur dhe të rrugëtojmë sipas planit deri në arritjen e qëllimit. Ftojë tifozët për përkrahje edhe në ndeshjen e sotme kundër Novacit” deklaroi futbollisti me përvojë Burim Sadiki.

Befasia më e madhe e këtij kampionati padyshim se është klubi i futbollit Arsimi i Çegranit, ekip e cila zhvillon edicionin jubilar të 50-tin me radhë. Arsimi në stadiumin e Reçicës së Madhe është nikoqire e ndeshjes me skuadrën Detonit Plaçkovica një konkurrent i drejt për drejtë për pozitën e tretë tabelë.

Bashkimi I Kumanovës pas dy fitoreve në cilësin e mysafirit tani më e relaksuar para tifozëve vendas përballet me Osogovën ku do të luanë që të shënon ndeshjen e tretë sezonale.

Takohen:
Arsimi – Detonit Plaçkovica
Bashkimi – Osogovo
Besa 1976 – Novaci
Skopje – Kozhufi
Ohri -Pobeda
Pelisteri – Kamenica Sasa
Teteksi – Belasica
Vardar – Karaorman
Tabela: 1. Besa 44 pikë, 2.Pelisteri 39, 3.Detonit Pllaçkovica 38, 4.Arsimi 29, 5.Vardari 24, 6. Skopje 24, 7.Bashkimi 24, 8. Kozhufi 23, 9.Ohri 23, 10.Novaci 22, 11.Bellasica 21. 12.Teteksi 19, 13.Pobeda 16, 14.Osogova 15, 15.Karaormani 14, 16. Kamenica Sasa 8 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share