Lista e Portugalisë për Katar 2022

Trajneri Fernando Santos ka publikuar listën me 26 futbollistë, thirrën Silva dhe Goncalo Ramos

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka përfshirë në listën me 26 futbollistë të kombëtares për botërorin Katar 2022 qendërmbrojtësin 19-vjeçar, Antonio Silva dhe sulmuesin 21-vjeçar Goncalo Ramos, që është golashënuesi më i mirë në kampionatin portugez.

Dyshja ka befasuar në këtë sezon te Benfika, që ende nuk e ka provuar humbjen, ndërsa u kualifikua në Chamnpions League përpara PSG-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Silva ka treguar siguri në prapavijë, ndërsa ka realizuar 12 gola në të gjitha kompeticonet, duke bërë që të harrohet shpejt ish-sulmuesi Darvin Nunez, i transferuar te Liverpuli.

E udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, përfaqësuesja e Portugalisë shikohet si një ndër më të fortat e kompeticionit.

“Kemi një ekip të aftë për të fituar, ky grup mund të arrijë këtë gjë. Futbollistët janë të uritur dhe do të japin gjithçka për ta bërë Portugalinë kampione të botës. Lista jonë bazohet në cilësitë dhe potencialin e lojtarëve, në atë që secili prej tyre mund t’i ofrojë filozofisë sonë”, ka thënë Fernando Santos.

Santos shtoi se ai nuk ishte i shqetësuar për kritikat ndaj kapitenit Kristiano Ronaldo.

Paraqitjet e tij te Manchester United në këtë sezon kanë ngritur dyshime nëse karriera e tij po shkon drejt fundit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share