“KATAR 2022”: Kroacia apo Argjentina do të sigurojnë finalen e Botërorit?

Kampionati i 22-të botëror i futbollit ka hyrë në fazën përfundimtare. Deri në fund kanë mbetur të zhvillohen  dy  ndeshjet  gjysmë finale, ndeshja pë vendin e tretë dhe  finalja e madhe . Sonte në program është gjysmëfinalja e pare Kroaci – Argjentinë

Në këtë ndeshje gjysmëfinale opinioni i futbollit do t’i përqendrojë sytë te Lionel Messi dhe Luka Modriq, te dy ikonat e futbollit botërorë në veçanti të vendeve të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kombëtarja  kroate  e udhëhequr  nga  seleksionuesi  Zllatko Daliq  do të tentoj të përsërisë suksesin e para  katë viteve  kur  në Rusi luajti në finale, ndërsa në fazën e  grupeve mundën Argjentinën  3-0

Nga ana tjetër, argjentinasi Lionel Messi është në misionin e tij jetësor për të fituar Botërorin e tij të parë dhe për t’u pensionuar nga kombëtarja.

Deri më tani Kroacia dhe Argjentina kanë luajtur pesë herë deri më tani. Duelin e parë e kishin në vitin 1994 në një ndeshje miqësore që përfundoi pa gola. Më pas, në Kupën e Botës në Francë në vitin 1998, Argjentina fitoi falë një goli të Maurizio Pineda. Në dy ndeshjet  miqësore në vitin 2006, në debutimin e Luka Modriq, Kroacia fitoi 3:2. Tetë vjet më vonë në Angli, Argjentina arriti një tjetër fitore 2:1. Ndërsa ndeshja e fundit mes  këtyre  dy kombëtareve  ishte në Kupën e Botës në Rusi 2018, ku kroatë shënuan  fitore  bindëse  3:0 në fazën e grupeve me golat e Rebiq, Modriq dhe Rakitiq.

Cilat janë rezultatet e dy ekipeve gjysmëfinaliste  në “Katar 2022”

                                                      Faza e Grupeve 

 

Kroacia  – Maroko             0-0                  Argjentina – Arabia Saudite   1-2             
Kroacia  –  Kanada           4-1                  Argjentina – Meksika               2-0

Kroacia  –  Belgjika          0-0                  Argjentina – Polonia                2-0

                                                           

                                                     1/8 e finale

 

Kroacia – Japonia  1-1 (3-1 penalti)       Argjentina  – Australia       2-1

                                                      ¼ e finales

Kroacia  –  Brazili 1-1 (4:2 penalti)      Argjentina – Holanda 2-2 (4-3 penalti)

                                            

Tani mbetet të shihet se kush  do të ngadhënjej  sonte në “Lusail Iconic Stadium”  në Lusail me  fillim në orën 20:00, Kroacia apo Argjentina. Drejtësinë do ta ndaj italiani Daniele Orsato.

Këto janë formacionet e mundshme në ½ e finales:

Kroacia: Livakoviq, Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa, Kovaciq, Brozoviq, Modriq, Pasaliq, Kramariq, Perisiq.

Argjentina: Martínez, Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico, Di María, De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister, Messi, Álvarez.

Përgatiti: Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share