Liga e dytë: Sot zhvillohet super derbi Vardari – Gostivari

Shtatë takimet tjera luhen të shtunën me fillim në ora 16:00

Këtë fundëjavë në program janë ndeshjet e xhiros së 24-të në Ligën e dytë të futbollit vendor, Sipari i javës së 24-të hapet sot me super derbin mes dy skuadrave pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor Vardari që aкtulaisht me 55 pikë mbanë pozitën e dytë dhe Gostivari në pozitën e tretë me 54 pikë.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja ekipet pasi skuadra e cila do të del fituese mbetet pretendente për kualifikim direkt në elitën e futbollit, ndërsa ekipi humbës mund të pretendoj vetë balotazhin edhe pse deri fund ka edhe shtatë xhiro. Takimi Vardari – Gostivari zhvillohet në styadiumin “Boris Trajkovski” n♪7 Maxhari.

Një ndeshje tepër interesante pritet të zhvillohet edhe në Tetovë, aty ku skuara vendase Teteksi është nikoqire e liderit në renditjen e tabelës Voska Sport. Besa e Dobërdollit është mysafire e Kozhufit në Gjevgjeli, ndërsa Arsimi nikoqire e Kamenica Sasa.

Vardari – Gostivari

Arsimi – Kamenica Sasa

Belasica – Sloga Vinica

Detonit Plaçkovica – Karaormani

Kozhufi – Besa 1976

Ohri – Lokomotiva

Pelisteri – Boreci

Teteks – Voska Sport

Tabela: Voska Sport 56 pikë, Vardari 55, Gostivari 54, Pelisteri 47, Detonit Pllaçkovica 40, Besa 36, Ohri 33, Bellasica 32, Arsimi 33, Karaormani 30, Kozhufi 27, Llokomotiva 20, Kamenica Sasa 18, Teteksi 15, Slloga Vinicë 13, Boreci 2 pikë.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share