Liga e dytë: Sot përfundon kampionati 2022/2023, ku do të mësohet renditja përfundimtare e ekipeve

Me ndeshjet e javës së 30-të që do të zhvillohen sot pas dite me fillim në orën 17:00, zyrtarisht përfundon kampionati 2022/2023, në Ligën e dytë ku garuan 16 ekipe.

Dy ekipet e para Voska Sport dhe Gostivari siguruan kualifikim që sezonin e ardhshëm të luajnë në elitën e futbollit, ndërsa ekipi tretë Vardari do të përballet në balotazh.

Edhe pse çdo gjë sa i përket kreut të tabelës është e njohur prapëseprapë dy ekipet e para do të luajnë për fitore pasi akoma nuk është zyrtare kampioni i sezonit 2022/223. Voska Sport është mysafire e Borecit në Veles, ndërsa Gostivari mysafire e Karaormanit në Strugë.

Ndeshje më interesante pritet të zhvillohen, në stadiumin Fortunës në Hasanbeg aty ku përballen Lokomotiva Shkup- Besa si dhe në Çegran ku Arsimi është nikoqire e Teteksit.

Takohen: Arsimi – Teteksi, Boreci – Voska Sport, Detonit Pllaçkovica – Slloga, Karaormani – Gostivari, Kozhufi – Vardari, Llokomotiva – Besa, Ohri – Bellasica, Pelisteri – Kamenica Sasa.

Tabela: 1. Voska Sport 72 pikë, 2.Gostivari 70, 3.Vardari 63, 4.Pelisteri 57, 5. Besa 48, 6.Detonit Pllaçkovica 47, 7.Arsimi 40, 8.Ohri 38, 9.Bellasica 35, 10.Karaormani 34, 11. Kozhufi 33, 12.Kamenica Sasa 30, 13.Teteksi 28. 14. Llokomotiva 27, 15.Slloga 25, 16.Boreci 2 pikë

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share