Milan përforcohet me Joviç

Sulmuesi serb do të huazohet për një sezon të kuqezinjtë, Pioli gjen zëvendësinë e Giroud

Luka Joviç është sulmuesi i zgjedhur nga Milani në një fund të çmendur merkatoje.

Në sezonin e shkuar, 25-vjeçari realizoi 13 gola për vjollcët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Trajneri Pioli do të ketë zëvendësuesin e Oliver Zhirud që e kërkonte me ngulm.

Milani e ndiqte prej kohësh Joviçin, por kishe si objektiv të parë sulmuesin e Portos, Mehdi Taremi e atë të Sevijas, Rafa Mir.

Me lojtarin iranian edhe pse klubet arritën akordin, italianët në momentet e fundit nuk finalizuan me përfaqëusesit e futbollistit.

Ndërkohë Divock Origi do të vazhdojë karrierën e tij te Nottingham Forest.

Dëshira e belgut ka qenë gjithnjë që të kthehet në Angli, e ai do të luajë i huazuar në sezonin e ardhshëm, me të drejtën e blerjes nga klubi anglez në verën e 2024-ës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share