Liga e dytë: Sot hapet sipari i sezonit të ri 2023/2024

Me ndeshjet e javës së parë që në program janë sot me fillim në ora 17:00 edhe zyrtarisht hapet sipari i kampionatit të ri 2023/2024 në Ligën e dytë të futbollit vendor ku do të garojnë 16 skuadrat me sistemin vajtje – ardhje, vjeshtë – pranverë.

Në bazë të përgatitjeve dhe prurjeve në afatin veror kalimtar favorite për kreun e tabelës konsiderohen Pelisteri, Pobeda, Besa e Dobërdollit dhe normalisht ekipi Skopje. Në këtë kampionat në mesin e 16 ekipeve është edhe Bashkimi i Kumanovës që pas një periudhe të gjatë kthehet në garat e Ligës së dytë.

Në xhiron e parë që zhvillohet sot me fillim në ora 17:00, takohen:

Bashkimi – Ohri, Pobeda – Teteksi, Osogova – Besa Dobërdoll, Bellasica-Pelisteri, Novaci – Arsimi, Kamenica Sasa – Skopje, Detonit Pllaçkovica – Vardari Negotinë dhe Kozhufi – Karaormani. / KlanMacedonia /

Lexo gjithashtu
Total
0
Share