KF Shkëndija sot ndeshje kontrolluese me ekipin Liepaja të Letonisë

Skuadra e Shkëndijës sot me fillim në orën 14:00, në kuadër të përgatitjeve pë sezonin pranmveror, në Antalia të Turqisë do të zhvillon ndeshjen e tretë kontrolluese, kundërshtar i ekipit kuqezi është skuadra letoneze Liepaja.

Kujtojmë se skuadra kuqezi deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese një në Tetovë dhe tre në Antalia dhe deri tani nuk ka pranuar asnjë gol që dëshmon për një skuadër e cila në pjesën pranverore pritet të ketë fjalën kryesore për kreun e tabelës.

Ndryshe kjo është dita e 9-të e përgatitjeve në tokën turke dhe kështu do të vazhdohet edhe ditëve në vijim me punë sipas plan programit të hartuar nga stafi teknik që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share