Brazili kualifikohet në fazën tjetë

Fiton me rezultatin 1 – 0 takimin me Zvicrën

Brazili arriti kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit. Suksesi 1 – 0 me Zvicrën siguroi pikët e mjaftueshme. Goli u shënua nga Casemiro në minutën e 83’. Zviceranët vuajtën forcën e Brazilit që nuk i lejoi të godisnin pasqyrën e portës.

Emocione në takimin mes Kamerunit dhe Serbisë e luftuar deri në fund që u mbyll në barazim 3 – 3. Të dy skuadrat kryesuan për disa minuta, madje Serbia udhëhoqi edhe 3 – 1. Dëshira për të mos humbur sfidën që do të ishte një goditje e fortë bënë që të ndajnë nga 1 pikë, që vendos në rrezik kualifikimin.

Gana mundi me rezultatin 3 – 2 sfidën me Korenë e Jugut. Skuadra aziatike edhe pse u përpoq të dilte me pikë nga sfida ishin afrikanët që u treguan më të saktë para portës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share