Pesë fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire me gjithësejt 15 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të javës së 25-të, në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Derbi mes dy skuadrave nga rajoni i Gostivarit, Arsimi iÇegranit dhe Besa e Dobërdollit që u zhvillua në stadiumin e Reçicës së Madhe , përfundoi me fitoren 0-2 për liderin në renditjen e tabelës. Me këto tre pike Besën e ndanë vetëm edhe një pike që edhe matematikisht të zyrtarizoj kualifikimin në Ligën e pare. Fitorja e sotme që me meritë të plotë i takoi skuadrës mysafire u përkrahë denjësisht nga afro 500 tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit, ndërsa autorët e golave ishin Emir Skenderi në minutën e 19-të, dhe Memetriza Hamzai në minutën e 70-të. Më tre pikët e reja Besa kryeason me 66 pikë. Gjashtë më tepër se Pelisteri në vendin e dytë me 60 pikë dhe 14 më tepër se Detonit Plaçkovica që ka 52 pikë.
Fitore ka shënuar edhe Pelisteri në përballjen me Ohrin 1-0. Detonit Plaçkovica ka fituar Bellasicën 1-0, ndërsa Skopje në Autkomand mundi Teteksit fitoi 2-0 dhe Vardari në Negotinë mundi Bashkimin gjithashtu me rezultat minimal 1-0
Rezultatet: Arsimi – Besa 0-2 , Detonit Plaçkovica –Belasica 1-0, Skopje – Teteksi 2-0, Kamenica Sasa – Novaci 1-3,Karaormani – Pobeda 0-2, Kozhufi – Osogova 2-0, Pelisteri – Ohri 1-0, Vardari – Bashkimi 1-0
Tabela: 1.Besa 66 pikë, 2.Pelisteri 60, 3.Detonit Plaçkovica 52, 4.Arsimi 41, 5.Ohri 38, 6.Skopje 38, 7.Bashkimi 37, 8.Kozhufi 34, 9.Vardari Neg 34, 10.Bellasica 31, 11.Novaci 28, 12.Pobeda 26, 13.Teteksi 24, 14.Osogova 20, 15. Kamenica Sasa 18 , 16.Karaormani 15 pikë.
Në xhiron e 26-të,më 27 prill, takohen: Bashkimi – Skopje, Bellasica – Kozhufi, Besa Dobërdoll – Pelisteri, Novaci – Detonit Plaçkovica, Ohri – Kamenica Sasa, Osogova – Karaormani, Pobeda – Vardari Neg, Teteksi – Arsimi./tvklan.mk